Trafik droge nga burgu, shkatërrohet grupi me 30 veta, mes tyre 4 shqiptarë

AKTUALITET


Policia italiane ka vënë në pranga katër shqiptar dhe një tjetër po hetohet në “arrest shtëpie” si pjesëtarë të një grupi kriminal prej 34 personash, i cili merrej me trafikimin e drogës nga brenda burgjeve, ndërkohë që të përfshirë ishin edhe policë të burgjeve.

Policia italiane deklaroi zyrtarisht se Karabinierët e Komandës Provinciale të Latinës, në bashkëpunim me Policinë dhe me mbështetjen e stafit të Departamentit  të R.O.S. të Romës, të njësive antidrogë dhe anti-eksplozive të Carabinierisë Core të Romës dhe mbulimin ajror të një avioni të Departamentit të Helikopterëve të Pratica di Mare, kanë realizuar ndalimin e 34 personave.

Mes të ndaluarve janë dhe katër shqiptarë, tre prej të cilëve do të qëndrojnë në burg deri ditën e gjykimit dhe një tjetër do hetohet në arrest shtëpie.

Në pranga kanë përfunduar Eduart Lala, Adriatik Deda, Endi Çollaku, Ndriçim Lalaj dhe në arrest shtëpie Eneida Skëndo. Masat e tjera kufizuese ndaj të ndaluarve (30 raste me burg dhe 4 nën arrest shtëpiak) u nxorën nga G.I.P. e Gjykatës së Latinës, me kërkesë të Prokurorëve Publikë të Prokurorisë Publike në Gjykatën e Latinës.

Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e trafikut të kokainës dhe kanabisit, korrupsionit, mashtrimit, manipulimit të dokumenteve publike, vjedhje dhe trafikim armësh. Hetimet, me emrat e koduar “Astice”  dhe “Petrus” kishin nisur që në vitin 2017 nga Njësia e Hetimit e Komandës Provinciale dhe falë bashkëpunimit me forcat e policisë lokale, u konstatua se një Inspektor dhe një agjent në detyrë në Burgun e Qarkut të Latina, merrnin para për të lehtësuar komunikimin e të burgosurve mes tyre dhe me njerëzit e jashtëm si dhe për të futur në burg ushqime dhe drogë.

Falë hetimeve të thelluara, u zbulua ‘kanali furnizues’ i drogës si dhe anëtarët e grupit kriminal që realizonin shpërndarjen e tyre, si në burg dhe në zonën e Pontinia.

Hetimet të kryera realizuan identifikimin e furnizuesve, korrierëve dhe shitësve të drogave të kokainës dhe hashashit në Latina dhe komunat fqinje. Gjatë këtij operacioni u konfiskuan 1200 kg kokainë, 2,700 kg kanabis, 23 mijë euro dhe një pistoletë të kalibrit S&W 40, markë Beretta. Sipas hetimeve, dy furnizime me drogë ishin favorizuar nga një agjent i korruptuar i policisë vendore të burgjeve, akoma në shërbim.



Skip to toolbar