Breshëri kallashi në Lushnje. Maskat ekzekutojnë 35 vjeçarin brenda në lokal

AKTUALITET


Të shtëna me breshëri kallashi ka pasur mëngjesin e së martës në qytetin e Lushnjes, ku ka mbetur i vrarë 35 vjeçari Besnik Hida.

35-vjeçari ka qenë në një lokal duke pire kafe, kur është qëlluar me breshëri automatiku.

Viktima Besnik Hida kishte në pronësi një pikë të grumbullimit të makinave në Lushnje dhe tregtonte pjesë të përdorura automjetesh. Ndërsa autorët e vrasjes kanë qenë të maskuar dhe kanë qëlluar nga makina me breshëri plumbash në drejtim të Hidit.  

Autorët kanë qenë në një makinë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli në gjithë qytetin dhe rrugët hyrëse e dalëse për të bërë të mundur kapjen e autorëve të krimit.



Skip to toolbar