Anëtari i KLD dhe gjyqtar i Apelit, Astrit Haxhialushi, ka dhënë dorëheqjen para KLGJ-së me motivacionin “për arsye shëndetësore”, duke vendosur në këtë mënyrë të shkëputet nga profesioni, por edhe të mos dalë para KPK-së, komisionit të vettingut. Në shortin e hedhur në 11 shtator të 2018 nga KPK, gjyqtari Haxhialushi pritej të dilte së shpejti në vetting dhe ndaj tij të merrej një vendim. Por me shumë gjasa gjyqtari e kishte parashikuar rezultatin e vendimit ndaj dhe ka vendosur paraprakisht të marrë masat. Nëse i hedhim një sy pasurisë së tij kuptohet qartë arsyeja e këtij vendimi.
Shqiptarja.com ka zbardhur pasurinë e gjyqtarit dhe rezulton se Haxhialushit ka në pronësi me qindra hektarë pyje, ullinj, arë dhe troje, të trashëguara sipas tij nga babai. Ai deklaron ¼ e 58 000 m2 ullishte, ¼ 38000 m2 arë në Shetaj të Durrësit, ¼ e 631.7 hektar në Pyllin e Myzhlit, ¼ e 1308.5 ha në Pyllin e Bizës etj. Gjyqtari ka deklaruar se nëna e tij është pronare me 1/5 e një objekti dhe aktiviteti që ushtron ‘Fabrika e vajit të ullirit’, Peqin si dhe pronare me 1/5 e një ndërtese 3-katëshe, magazine me sip. 500 m2, në Peqin. Haxhialushi ka në pronësi gjithashtu disa apartamente në Tiranë. Ajo që bie në sy është fakti se në vitin 2004, gjyqtari deklaron blerjen e apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 143 m2, vlera 6 263 400 lekë, ndërsa e shet katër vite më vonë, me vlerë 11 340 000 lekë. Gjithashtu, në vitin 2011, gjyqtari deklaron se bashkëshortja e tij, ka marrë dhuratë nga prindërit një njësi 2 mijë m2.
Arsyet reale të dorëheqjes pritet të pasqyrohen në vendimin e KPK-së për ndërprerjen e Vetingut, por gjyqtari Astrit Haxhialushi, në një mbledhje të KLD të vitit 2016, para se të niste zbatimi i ligjit të Vetingut, ka deklaruar se ndihej i frikësuar.
Një pjesë e pasurisë së gjyqtarit Astrit Haxhialushi
Bashkëshortja marrë dhuratë nga prindërit njësi me sipërfaqe 2 000 m2.
Blerë apartament banimi me sipërfaqe 106.72 m2 në vlerën 10 500 000 lekë
Pronar me 100 % i një apartamenti 3 plus 1, 143 m2 në Tiranë, vlera 6 263 400 lekë (2004).
Shitur apartament banimi 143 m2 në vlerën 11 340 000 lekë (2008).
Pronar me bashkëshorten i një apartamenti 106.72 m2 në Tiranë.
Pronar me 33 %, i një apartamenti banimi 164 m2, në Tiranë, vlera 3 000 000 lekë.
Pronar me 33 % i një garazhi rreth 20 m2 që ndodhet në bodrumin e pallatit ku jeton deklaruesi, vlera 300 000 lekë.
Nëna, pronare e 1 e 5 së një objekti dhe aktiviteti që ushtron ‘Fabrika e vajit të ullirit’, Peqin, e cila ka qenë pronë e babait të saj.
Nëna, pronare e 1 e 5 së një ndërtese 3-katëshe, magazine me sip. 500 m2, në Peqin.
Nëna, pronare e 1 e 5 së 5000 m2 truall në Peqin.
Babai, pjesë në disa hektarë pyje e kullota në qytetin e Vorës dhe në Gjirin e Lalzit.
Babai, ka pjesë në një tokë truall në Karpen, Kavajë.
Nëna, gjendja e depozitës bankare, 10 000 dollarë.
Pronar i një autoveture tip ‘Benz’, 300 000 lekë.
Pronar i 1 të 4 tës së 47 hektarëve pyll në Vorë trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 4-tës së 62 500 m2 trualli të lirë në Vorë, trashëguar nga babai.
Zotëron 1 të 4, të 200 m2 truall dhe 181 m2 ndërtese në Shetaj, Durrës, trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 4 së 58 000 m2 ullishte në Mariqinet, trashëguar nga babai.
Pronar me 100 % i një garazhi me sip. 26.19 m2 në Tiranë, 1 e 4 e të cilit është trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 14 së një trualli me sip. 280 m2 në Karpen, Kavajë, trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait, Kavajë.
Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait në pronat, Kavajë.
Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait në pronën prej 38000 m2 arë në Shetaj të Durrësit.
Zotëron 1 të 4 e pronave që i takonin, përkatësisht: 631.7 ha në Pyllin e Myzhlit; 1 308.5 ha në Pyllin e Bizës. Këto prona janë në proces regjistrimi në ZRPP Durrës dhe Tiranë.
Pronar i 1 të 4 i gjitha pronave që rrjedhin nga familja Preza të cila i ka përfituar babai z. Asim Haxhialushi nga trashëgimia e tezes së tij Mediha Barbulushi sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 25.08.2014.
Blerë e më pas shitur një sipërfaqe terren 5000m2 në Kavajë me vlerë prej 5 000 euro.
Blerë veturë tip Volkswagen në vlerën, 6 500 euro.
Bashkëshortja blerë 2 000 m2 kullotë në vlerën 274 000 lekë.
Bashkëshortja blerë veturë tip Volkswagen në vlerën 3 500 euro.
Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën 10 000 euro.