Bllokuan rrugën, 6 të arrestuar për Unazën e Re

AKTUALITET


Pavarësisht protestave dhe mbështetjes politike nga opozita, që kanë banorët e Astirit, policia ka vijuar me arrestimet duke respektuar ndryshimet që i janë bërë Kodit Penal. Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar nga Policia e Tiranës të cilët akuzohen se bllokojnë rrugën në zonën e Unazës së Re. Dy ditë më herët u arrestuan dhe tre persona të tjerë për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: E. F., 27 vjeç; R. D., 54 vjeç dhe T. Gj., 56 vjeç, të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re.


Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”.

Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, personat që bllokojnë rrugët duke shkaktuar bllokim të qarkullimit rrugor, arrestohen dhe dënohen deri në 3 vite burg.




Skip to toolbar