Presidenti thyen rekord, flet 14 orë në një konferencë shtypi

AKTUALITET


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vendosur një rekord të ri botëror për konferencën e shtypit më të gjatë të mbajtur ndonjëherë: plot 14 orë radhazi.

Zelensky e nisi “maratonën” në orën 10:00 dhe e mbylli pak pas mesnate, raporton Euronews.

Konferenca u zhvillua në Kiev, me qindra gazetarë që bënë pyetjet e tyre për kreun e shtetit ukrainas.

Sipas zëdhënëses së Volodymyr Zelensky, Iulia Mendel, ishin rreth 300 gazetarët e pranishëm në konferencë, të cilët i drejtuan Presidentit rreth 500 pyetje.

Rekordi i mëparshëm për konferencën më të gjatë mbahej nga Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, me 8 orë.



Skip to toolbar