Tre ndeshje para mbylljes së eliminatoreve të Europianit Italia ka siguruar kualifikimin pasi në ‘Olimpico’ ka mposhtur me shifrat 2-0 Greqinë. Një trepikësh i cili është i shtati radhazi në Grupin J në po kaq ndeshje, ç’ka ka entuziazmuar çdo tifoz të mundshëm të ‘axurrëve’.
Pjesa e parë në Romë u mbyll me porta të paprekura, por tentativat e Italisë u shpërblyen fillimisht në minutën e 63 falë Jorginho-s që zhbllokoi rezultatin. Më pas për të vulosur shifrat përfundimtare mendoi Bernandeschi që realizoi një gol të bukur nga jashtë zonë.
Për Italinë kjo është hera e parë që kualifikohet tre ndeshje para se të mbyllen eliminatoret, por përveç këtij fakti diçka tjetër që bën përshtypje është edhe numri i golave të shënuar në 7 ndeshje, 20. Shumë pranë kualifikimit në ndeshjen e 7 në grup i ka shkuar edhe Spanja, por ‘la roha’ nuk ia ka dalë pasi ka barazuar 1-1 me Norvegjinë. Në Oslo ekipi I drejtuar nga Moreno gjeti avantazhin në fillimin e pjesës së dytë me Saul, por që kaq nuk mjaftoi për të dalë me pikë të plota. Në minutën e 94 për norvegjezët realizoi King me penallti, duke shtyrë për një datë tjetër festën e Spanjës. Për Iberikët ky ishte barazimi i parë në Grupin F pas 6 fitoresh radhazi.