Futbollistët e “La Liga”, të preferuarit e hajdutëve

BOTA


Shtëpitë e futbollistëve në Spanjë janë kthyer në një prej vendeve më të preferuara për hajdutët. Disa prej futbollistëve të njohur në kampionatin spanjoll kanë rënë pre e hajdutëve, pasi shtëpitë e tyre janë vjedhur në momente të ndryshme.

Më herët kanë rënë pre Benzema, Isco, Umtiti, Lucas Vázquez, Piqué, Thomas, Alvaro Morata, dhe Casemiros, ndërsa tani radha i ka ardhur shtëpisë së futbollistit të Celta Vigos, Iago Aspas.


Ngjarja ka ndodhur mes orës 20:30-23.30 të premten në mbrëmje. Policia raporton, se kjo grabitje, është kryer nga hajdutë profesionistë, të cilët më parë i kanë studiuar mekanizmat e sigurisë në shtëpinë e lojtarit.

Raportohet se hajdutët kanë arritur që të marrin stoli, rroba dhe një koleksion orësh. Vlera  e tyre thuhet se kap shifrën e 100,000 mijë eurove. Sipas gazetës lokale, ‘La Vox de Galicia’, lojtari dhe familja e tij ishin larg rezidencës në Moaña kur ndodhi incidenti.

Këto vjedhje banesash nuk kanë alarmuar vetëm policinë, për shkak të statusit të pronarëve të tyre, por edhe vetë futbollistët e kampionatit spanjoll, të cilët nuk e dinë se kush e ka radhën.




Skip to toolbar