Mbretëresha: Më 31 tetor dalim nga BE, por vijojmë bashkëpunimin

AKTUALITET


Mbretëresha e Elisabeth e Britanisë së Madhe i është drejtuar parlamentit të hënën me një fjalim ku ka folur për BREXIT, për largimin e Britanisë nga BE, por për vijimin e bashkëpunimit me Unionin si për çështje që janë në interes të Britanisë por edhe për rolin që Britania do të luaj në arenën ndërkombëtare.

Në fjalimin e saj para parlamentit britanik që është i 65-ti mbretëresha Elisabeth shoqërohej nga princi Charles.

“Ndërkohë që Britania e Madhe do të ikë nga Bashkimi Evropian, qeveria ime siguron se do të vazhdojë të luajë një rol drejtues në çështjet globale, duke mbrojtur interesat e veta dhe duke promovuar vlerat e saj. Qeveria ime do të jetë në krye të përpjekjeve për të zgjidhur çështjet më komplekse të sigurisë ndërkombëtare. Do të jemi pararojë në tregtinë e lire globale dhe do të ecim krah për krah me partnerët ndërkombëtare për të zgjidhur ndryshimet më të rëndësishme botërore. Do të jenë prioritet ndryshimet klimaterike dhe që të gjitha vajzat të kenë akses në edukimin 12 vjeçar”, është shprehur ajo gjatë fjalimit.

Me daljen nga BE, Mbretëresha garantoi se të gjithë ata rezidentë qytetarë evropianë që kanë ndërtuar jeten e tyre në Britani dhe kontribuojnë në Mbretërinë e Bashkuar, “do të kenë të drejtën të qëndrojnë aty”.

“Prioriteti i qeverisë sime ka qenë gjithmonë ai i sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar që të dalë nga BE në 31 tetor. Qeveria ime do të punojë për të ndërtuar një partneritet me Bashkimin Evropian, bazuar në tregtinë e lire dhe bashkëpunimin miqësor”, mbylli fjalën e saj mbretëresha. Ajo tha se ministrat e saj do të punojnë për një regjim të ri të peshkimit, agrikulturës dhe tregtisë duke zgjidhur problemet që mund të krijohen nga dalja nga BE.



Skip to toolbar