“Venecia”, PS: Meta nuk u bazua në Kushtetutë. Shkarkimi, tagër i Kuvendit

POLITIKË


Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit deklaroi se në raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias thuhet se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në veprimet e tij nuk është bazuar në Kushtetutën e vendit dhe kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë.

“Kushdo që lexon raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias, të cilin do ta gjeni në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, i cili në opinionin e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë qartëson se: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta në veprimet e tij nuk është bazuar në Kushtetutën e vendit dhe kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë. Nuk besoj që ka ndonjë mendje juristi në Shqipëri që kur thua nuk thua që nuk je bazuar në ligj dhe Kushtetutë, nuk do të thotë që ke shkelur Kushtetutën”, tha Balla.


Sipas tij, Komisioni i Venecias thekson gjithashtu se është në tagrin e Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë nëse kjo shkelje e Kushtetutë nga ana e Metës është e rëndë ose jo.

“Neni 94 i Kushtetutës sqaron qartë se kush janë kompetencat e Presidentit dhe çdo veprim i kryer me dashje nga ana e tij është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Pyetja që shtrohet është nëse Presidenti i Republikës aktin e rëndë të çdekretimit e kreu me dashje apo pa dashje”, u shpreh Balla.




Skip to toolbar