Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku është qëlluar me armë zjarri drejt makinës së 29-vjeçari.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar kur është qëlluar me armë zjarri pistoletë mjeti tip “Volswagen”, i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.