Këto pamje na vijnë nga Dibra. Borë në mes të majit!

Më të fundit


Mos u çudit! Kjo foto mund të ishte bërë sot në Dibër ku bora ka shkuar deri në 5 centimetra ndërsa lulet e majit kanë çelur prej ditësh.

Në qarkun e Dibrës, në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit ka patur reshje të dendura dëbore gjatë natës. Banorët e zonës raportojnë se kushtet atmosferike kanë krijuar problem në bujqësi.

E njëjta situatë me reshje dëbore është paraqitur në disa fshatra të thellë të Dibrës si, Selishta, Kalaja e Dodës dhe Arras.



Skip to toolbar