Lobimi për negociatat, Rama në Bruksel

AKTUALITET


Një ditë para mbledhjes së kryeministrave të vendeve të BE-së të cilët do të diskutojnë dhe do të vendosin për çeljen ose jo të negociatave për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama është nisur të mërkurën drejt Brukselit për të lobuar pro Shqipërisë.

Kryeministrat e vendeve të BE-së do të mblidhen në Bruksel në datat 17-18 dhe pikërisht në këto dy data do të merret edhe vendimi përfundimtar për Shqipërinë.

Një ditë më herët, Ministrat e Jashtëm të BE-së, të mbledhur në Luksemburg u dorëzuan për të gjetur një marrëveshje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke ja kaluar këtë vendim Këshillit Evropian.

Gjatë mbledhjes së Ministrave të Jashtëm në Bruksel, tre vende ishin që hapja e negociatave të vinte në një moment të dytë, pasi Shqipëria dhe Maqedoni nuk ishin gati.

Me e ashpër ishte Franca, duke kërkuar më parë që Bashkimi Europian të reformohej brenda vetës, e më pas të niste procesin e zgjerimit me vende të tjera.

Ndërsa, në një komunikim në Facebook ditën e martë, Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat që BE i ka lënë, duke shtuar se më shumë hezitimi për një “PO” lidhet me problemet e brendshme që ka unioni.



Skip to toolbar