Balla: Venecia e tha qartë “Meta anuloi zgjedhjet, pa bazë ligjore”

AKTUALITET


Socialistët do të vazhdojnë procedurat parlamentare për shkarkimin e presidentit Meta, pasi për ata ai ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe këtë e bazojnë edhe në opinionin e Komisionit të Venecias.  Kreu i deputetëve socialistë në parlament, Taulant Balla tha se Venecia foli qartë duke thënë se Meta anuloi zgjedhjet pa pasur asnjë bazë ligjore.

Balla i ktheu përgjigje edhe deklaratave të opozitës dhe presidencës sipas të cilëve Venecias ndryshoi raportin paraprak në vlerësimin përfundimtar. Sipas Ballës, thelbi i raportit është i njejtë dhe thekson se dekreti i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve u bë në mungesë të bazës ligjore.

 “Nga opozita po thonë se opinion përfundimtar i Venecias ka ndryshuar. Madje sipas tyre tek ky opinioni na u thënka se presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për Komisionin e Venecias dhe ekspertizën e lartë. Dua t’i rikujtoj edhe presidenti të Republikës se vlerësimi nga Komisioni i Venecias jepet mbi bazën e kërkesën së institucionit që ka tagrin për këtë gjë si Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë dekretin e datës së zgjedhjeve, pasi nuk ja njeh as ligji e as Kushtetua. Ky ka qenë thelbi i referimit në seancën plenare. Anulimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa bazë ligjore, pasi e drejtat e zgjedhjes nuk mund të kufizohet përveçse me ligj. Presidenti ka cënuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. S’ia pati asnjë fajin opozitës, as Komisioni, e as qeveria, që nuk hynë në zgjedhje. Opinioni i Venecias shpërben si një udhërrëfyes për demokracinë”, tha Balla.

Ai garantoi për gazetarët se Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës do të vijojë deri në përfundim të afatit.



Skip to toolbar