Tirana, shpresa te Merkel

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama shpreson se kancelarja gjermane Angela Merkel do t’i dalë të bindë Macron për të marrë votën e Francës për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Kryeministri ka postuar një video mesazh në facebook ndërsa është rrugës duke shkuar në Bruksel për të lobuar pranë vendeve anëtare të BE për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Rama thotë se takohet me kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste në Bruksel në një format në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë. Kryeministri thekson se nuk është as pesimist dhe as optimist, por shpreson deri në fund, ndërsa Merkel po përpiqet për të bindur Francën për hapjen e negociatave.


“Sot Merkel dhe Macron do të takohen në Tuluze, një nga temat do të jetë vendimmarrja për negociatat. Merkel po përpiqet itensivisht për një ‘PO’ për të dyja vendet, por qëndrimi i Macron nuk përkon për momentin me atë të shumicës së vendeve anëtare. Nuk jam as optimist dhe as pesimist, por gjykoj që po bëhet maksimumi dhe më e mbështetur se sot Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë.

Edhe Franca e njeh dhe vlerëson progresin e bërë ashtu sikur kërkon shumë më tepër nga BE-ja sesa nga Shqipëria dhe Maqedonia. Po nisëm në Bruksel me Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste në një format në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme”, tha Rama.

Kryeministrat e vendeve të BE do të mblidhen në Bruksel në datat 17-18 tetor për të vendosur për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./realstory.al

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 16. Oktober 2019



Skip to toolbar