Fajon: Lojë e ndyrë politike, Franca po merr peng BE

POLITIKË


Anëtarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon ka sulmuar sërish Francën, me një deklaratë më të fortë se një ditë më herët, për qëndrimin ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fajon sulmoi ashpër Macron duke thënë se po luan një lojë të ndyrë duke cenuar besueshmërinë e Bashkimit Europian.

“Jam ekstremisht e zhgënjyer që Bashkimi Europian humbi edhe një tjetër mundësi për të demonstruar se çështjet e zgjerimit ka rëndësi dhe se ne i mbajmë premtimet tona. Bashkimi Europian është marrë sërish peng nga Franca, e cila nuk kupton dhe vazhdojë të minojë interesin tonë për Ballkanin. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën një dritë jeshile për hapur bisedimet me BE ditën e djeshme. Parlamenti Europian mbetet një aleat i fortë gjithsesi. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do të paguajnë çmimin. Kjo është e papranueshme!”, shkruan e irrituar sllovene Tanja Fajon, anëtare e Parlamentit Europian.



Skip to toolbar