Gafa e Trump bëri xhiron e mediave. Fytyra e përkthyeses i thotë të gjitha

BOTA


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri një gafë historike gjatë takimit me homologun italian, Sergio Mattarella.

Ajo që mori më shumë vëmendjen ishte reagimi i përkthyeses, e cila po mbante shënime pas krahëve të Donald Trump. E gjithë kjo skenë erdhi kur Presidenti amerikan tha se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara janë shumë të vjetra dhe mund të thuhet që datojnë prej Romës së Lashtë.

Kur dëgjoi fjalët e Shefit të Shtëpisë së Bardhë, përkthyesja, bëri një reagim të çuditshëm në fytyrën e saj dhe ky moment u shpërnda gjerësisht në mediat botërore.

“Shtetet e Bashkuara dhe Italia janë të lidhura me një trashëgimi të përbashkët kulturore dhe politike që daton mijëra vjet, që prej Romës së Lashtë”,- tha Trump i cili mesa duket ka harruar se SHBA nuk kanë ekzistuar në kohën e Romës së Lashtë.

Kujtojmë se Amerika u themelua në vitin 1776 dhe nuk ndan aspak një histori direkte me Romën e Lashtë, e cila u krijua në vitin 753 Para Krishtit.



Skip to toolbar