Flakët vijnë nga Kosova, digjet Shishtaveci

AKTUALITET


Me qindra hektarë tokë janë djegur në Shishtavec për shkak të zjarrit që ka ardhur nga kufiri me Kosovën. Flakët mbin papritur mbrëmjen e të shtunës duke djegur pyje e kullota. I favorizuar nga era, zjarri u përhapën me shpejtësi duke djegur Bjeshkët e Kallabakut në Shishtavec.

Edhe pse terreni ka qenë i vështirë forcat zjarrfikëse të ndihmuar dhe nga banorët e zonës kanë bërë të mundur shuarjen e tyre. Zona është e mbuluar nga një re e dendur tymi, që mendohet se mund të riaktivizojë sërish flakët. Duke lënë në gjendje alarmi shërbimet pyjore dhe zjarrfikësen.



Skip to toolbar