Sherr me thika mes adoleshentëve, plagoset 16-vjeçari

AKTUALITET


Një 16-vjeçar mbeti i plagosur rëndë me disa plagë thikë në trup, pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij. Sipas dëshmitarëve sherri ka ndodhur mes disa bashkëmoshatarëve që degjeneroi në përdorimin e thikave. Për pasojë mbeti i plagosur rëndë 16-vjeçari me iniciale K.Q., ndërsa autorët janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Adoleshenti ndodhet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk ka kaluar gjendja e rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 17 të Durrësit gjatë paradites së diel.


Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe ngjarjes se si ndodhi plagosja. Gjithashtu pritet të merret dhe dëshmia e të plagosurit.




Skip to toolbar