Skandali me pronat, gjykata ndan zyrtarët: 9 në burg, të tjerët në liri

AKTUALITET


Gjykata e Durrësit ka dhënë masat në lidhje me 18 të arrestuarit për tjetërsim pronash te Kepi i Rodonit. Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për 9 prej tyre, ndërsa të tjerët i la të lirë me masat “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje”. Gjykata ka lënë në burg ish drejtorin e Kadastrës Durrës, Ardi Iljazi dhe ish kreun e Komunës Sulejman Ibrahimi. Mes të arrestuarve ka juristë,  hartograf, topograf, specialist, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, korrupsion pasiv etj., që kanë bërë në lidhje me tjetërsimin e 68 mijë metra tokë në Kepin e Rodonit.

Masa arrest me burg u dha për:

-Ardian Iljazaj, ish-drejtorin e Kadastrës në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë.

-Bledar Zerba, ish-jurist i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë

-Sulejman Ibrahimi, ish- kreu e komunës i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

-Renaldo Pastërma, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë.

-Delis Kapxhiu, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë.

-Mikel Zaho, jurist pranë Kadastrës akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

-Luigj Bushaj, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, ndaj të cilit u caktua masa “arrest në burg me afat 45 ditë”.

-Gjon Proja, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale

-Albert Doda, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe nëpërmjet vënies në përdorim

Gjykata vendosi masën arrest shtëpi për 5 persona:

-Rovin Zeqja, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë

-Adrian Kona, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

-Enver Shima, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës”

-Latif Mullahi, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës”

-Lekë Ndoj, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”( ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) e kryer në bashkëpunim

Ndërsa masa detyrim paraqitje u vendos për 3 të tjerë:

-Edlira Nova, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë

-Gjergj Bushaj, i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës”

-Malvina Deçka, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa policia ‘blindoi” ambientet para gjykatës. Në lidhje me rastin, tre të tjerë janë ende në kërkim, mes të cilëve edhe biznesmeni Lush Osmani, pronar i kompanisë “Shpresa-Al”.



Skip to toolbar