Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me banorët në Theth: Paketa e Maleve nuk është as për uzurpues, as për biznesmenë që nuk kanë lidhje apo marrëveshje me ju, as për oligarkët, veçse për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronarëve, ku toka nuk është ndarë sipas 7501.
Nuk e kanë pranuar dhe e kanë ndarë tokën mes veti dhe përgjithësisht nuk kanë konflikte me njëri-tjetrin. Kjo është Paketa e Maleve dhe këtu jemi në një tokë trashëgimtarësh.
Ka aplikantë dhe kanë marrë përgjigje pozitive. Asgjë tjetër nga këto që thuhen nuk kanë asnjë lidhje.
