Policia ka vënë në pranga të hënën 32-vjeçarin me inicialet A. T., i cili është kapur në flagrancë teksa shiste kokainë në doza të vogla. Ai e ushtronte aktivitetin e tij në zonën e Astirit në Tiranë ku lokalin e tij e kishte kthyer në një market ku shiste kokainën.
Në momentin e ndalimit atij iu sekuestruan 60.2 gramë kokainë dhe dy aparate celulare.
Gjatë kontrollit në mjetin dhe banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan sasi me lëndë narkotike, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.