A e kërcënoi Korab Lita, Rudinën?

AKTUALITET


Rudina Hajdari deklaroi në seancën e së hënës së është kërcënuar me jetë nga një deputet, në zyrën e saj dhe kërkoi nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi që të merren masa pasi mund të ketë një viktimë në parlament. Hajdari e bëri këtë deklaratë fill pas fjalës së mbajtur në kuvend nga Korab Lita. Ky i fundit ka bërë përpjekje për ta hequr Hajdarin nga posti i kryetares së grupit demokrat dhe pretendon se kryetar i këtij grupi është ai.

Për këtë arsye gazetarët e kanë pyetur Litën nëse është ai deputeti që ka kërcënuar me jetë Rudina Hajdarin. Lita e mohoi duke thënë se me Hajdarin janë kolegë, por “në gjaknxehtësi e sipër mund të thuhet disa gjëra”.


“Jam deputet si zonja Hajdari. Nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend. Jo s’e kam kërcënuar, e kam kolege. Me zonjën Hajdari shkojmë dhe takohemi në zyrë. Dy ditë më parë jemi takuar. Në gjaknxehtësi e sipër thuhen këto gjëra, por ne jemi koleg. Nëse kam terren për kërcënim, mund të kërcënohem dhe unë”, pohoi ai.

Por deputeti tjetër i opozitës Ligoraq Karamelo e ka konfirmuar se Rudina Hajdari u kërcënua nga Korab Lita. “Po, e ka kërcënuar Korab Lita” është shprehur Karamelo për gazetarët.




Skip to toolbar