Një nga temat e prekura në debatin e mbrëmjes në “Real Story”, ishte dhe ajo për sistemin zgjedhor dhe reformën që ka nisur tashmë. Sipas avokatit dhe analistit Spartak Ngjela, nëse sistemi zgjedhor ndryshon, Edi Rama dhe Lulzim Basha rrezikojnë të mos fitojnë mandatin e deputetit në zgjedhjet e ardhshme. Ngjela u shpre se nëse futet sistemi me lista të hapura, u krijon mundësi qarkullimit të elitave brenda partisë.
“Nëse hapen listat, as Basha dhe as Rama nuk dalin deputetë. Rama nuk është zgjedhur nga një kongres, që do të thotë se nuk e ka partinë e tij. Këto duam të zgjidhim ne, të ndërrojmë sistemin, por unë di se nuk do të zgjedhin Ngjelën, por do të zgjedhin Ballën. Listat e hapura lejojnë qarkullimin e elitave brenda, Për mendimin tim është maxhoritar absolut”.
“Listat e hapura, por po të këtë sondazh më shumë rrezikohet Rama, sepse votat janë te partia klasike e PS. Basha partinë e ka si një imponim të Sliut. Ky e ka më të rrezikshme problemin. Rama nuk flet hapur për listat e hapur, ndërsa Basha është nën presion të aleatëve të tyre”, -tha Spartak Ngjela.
Ndërkohë, analisti Roland Lami u shpreh se qarkullimi i elitave brenda partive është shumë i vështirë, pasi me sistemin aktual kryetari i partisë ka në dorë listën, duke vendosur për karrierën politike të dikujt. Sipas tij, partitë politike nuk kanë nevojë vetëm për njerëz me moral, por dhe njerëz që kanë ekspertizë në fusha të caktuara, që kanë rrjet njohjesh etj. /Realstory.al/