Grida Duma e sheh të vonuar grupin e punës për reformën zgjedhore që ka ngritur opozita. Në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Grida Duma tha se PD duhet t`i kishte paraprirë kësaj reforme. “Nisja e tezave të zhvillimit nuk është theksim, por një platformë e asaj që është thënë në platofrmën e PD. Pjesa alternative e PD është komunikuar pak. Ky libër është koherencë e asaj që kam thënë. Kam thënë për reformën zgjedhore që ajo duhet të jetë e hapur. Ai grupi i punës që është ngritur, duhet të ishte ngritur më shpejt dhe ne të ishim pararojë. Nëse jemi këtu, për mua vota e lirë ka vlerë kur ke alternativë zgjedhje. Unë mendoj mendoj, duhet të japim kontribut zhvillimor në atë parti. Ne duhet të jemi pararojë. Me reformën zgjedhore duhet të jemi shumë gjithëpërfshirës dhe transparent”, tha Grida Duma.
Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi, e cilësoi librin e Grida Dumës, si një nevojë ulëritëse e partive të mëdha për demokraci të brendshme. “Kur po vija këtu kisha një dilemë, nëse zonja Duma është nisur për të bërë libër apo diçka më shumë. Parimisht, ka dy motive, së pari se vjen nga një stinë e gjatë përplasje të opozitës. Bilanci i opozitës në fund të kësaj stine ëshë negativ. Motivi i dytë, është një nevojë që e kanë të treja partitë e mëdha, një nevojë ulëritëse për atë që konsiderohet si demokraci e brendshme, që fillon te debati mbi idetë. Zonja Duma jep fillimisht justifikimin dhe më pas tezat e saj. I thotë partisë së saj që unë nuk jam për ta shkatërruar. Nevoja ulëritëse për demokraci të brendshme. Kemi dy kryetarë që bëjnë vetë kohën e mirë dhe të keqe. Unë e shoh daljen e zonjës Duma, si një nevojë të brendshme të partive për të pasur një proces debati sa më të thellë. Një proces alternativash që mungojnë”, tha Minxhozi.