Një tërmet 5.2 ballë ka goditur Korçën në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Instituti i Gjeoshkencave njofton se tërmeti ra në orën 5:25 minuta, 3 km në verilindje të Mirasit, 11 km në juglindje të Korçës në thellësinë 25 kilometër.
Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka persona të lënduar, por shumë panik te banorët dhe dëme të vogla materiale.
Banorët kanë nxituar të dalin nga shtëpitë për shkak të frikës së një lëkundjeje të dytë.
Banorët e prekur nga tërmeti i qershorit në zonat e Qafëzezës dhe Vidohovës, pretendojnë se dëmet në shtëpitë e tyre janë më të shumta.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytetet e tjera të vendit. Që prej shtatorit ku vendi u shkund nga një tërmeti i fortë prej 7.5 ballësh, vendi është lëkundur nga një seri tërmetesh të tjera më magnitudë më të ulët.