Vdes në aksident 30 vjeçari i sapo kthyer nga Italia. Asnjë gërvishtje vëllai i tij

AKTUALITET


Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mëngjesin e së premtes në unazën e Shkozetit në Durrës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Erjon Beli 30-vjeç banues në Kavajë. Automjeti tip Renault me targa AA477YN me të cilin udhëtonte është përplasur me trafikndarësen e më pas ka dalë nga rruga.

Shkak për këtë ngjarje është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte viktima çka ka bërë qa ai të humbasë kontrollin e automjetit.


Ai ka qenë duke udhëtuar së bashku me vëllain  e tij i cili për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Beli ishte kthyer nga Italia një ditë më parë ku kishte qenë për të vizituar familjen e tij.  Erjon Beli, ishte i apasinuar pas muzikës dhe udhëtimeve. Ai punonte si këngëtar në lokalet e natës në Durrës.




Skip to toolbar