“Më shtyu, më hipi sipër…”, gjykata liron të akuzuarin për përdhunim

AKTUALITET


Studentja 22 vjeçare Rovena Zekaj akuzoi për tentativë përdhunimi 36-vjeçarin nga Elbasani Olsi Çanga, por gjykata e Elbasanit ka vendosur të premten të mos pranojë kërkesën e prokurorisë për arrest me burg për 40 ditë për të akuzuarin. Sipas gjykatës nuk ka prova për të dhënë këtë masë sigurie, kështu ka caktuar detyrim paraqitje për 36-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 tetor, kur u vu në pranga 36-vjeçari Olsi Çanga. 22-vjeçarja, Rovena Zekaj e cila prej vitesh ka jetuar në Itali ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që ndodhi në Elbasan.

Ajo rrëfen se një natë kur po kthehej në shtëpi, tre persona në makinë “Golf” të bardhë e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë të pista dhe e kanë kërcënuar. Nga frika, ajo tregon se ka memorizuar targën dhe e ka denoncuar në polici, por nuk pati asnjë reagim nga uniformat blu. Djemtë u rikthyen sërish më vonë, me një tjetër makinë dhe njëri prej tyre, e ka ndalur dhe ka tentuar që ta përdhunojë.

“Unë dola nga shtëpia dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhi një “golf” i bardhë dhe filluan të më kërcënojnë me fjalë të pista. Mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ata ndërruan makinë.

Një nga djemtë kishte dalë nga makina, dhe unë për të mos u treguar se ku ishte shtëpia, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hipi sipër dhe filloi të më prekte. Fakti që kisha një ‘body’ nuk mund të ma zbërthente. Më shtyu, kur më zbërtheu pantallonat u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku. Kam njoftuar ambasadën italiane dhe kjo ka ndihmuar në vënien në veprim të policisë shqiptare”, ka rrëfyer studentja.



Skip to toolbar