Vrasja e Malkos, Krimet e Rënda lënë në burg Blendi Tetan

AKTUALITET


Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg, Blendi Tetan, ish-punonjësin e një pike bastesh në Tiranë i vetmi i arrestuar për vrasjen e ish policit Santiago Malko. Blendi Teta fillimisht u akuzua për “mos kallëzim krimi”, por më vonë prokuroria vendosi ta hetojë atë edhe për akuzën e vrasjes me paramendim. Sipas prokurorisë Blendi Teta së bashku me dy persona të tjerë, pasi janë takuar në një lokal në zonën e Freskut, kanë ndjekur lëvizjet e ish-efektivit Malko, deri pak momente para ekzekutimit.

Rezulton se Teta është i lidhur ngushtë me personat e dyshuar për vrasjen e Malkos. Në kohën që kërkohej nga policia, ai është fshehur në shtëpinë e bashkëjetueses së tij, ndërsa kishte aplikuar dhe për vizë për në Kubë.


26-vjeçari Santiago Malko u ekzekutua më 27 gusht 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë u qëllua me breshëri kallashi në drejtim të makinës tip “BMË X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Malko kishte përfunduar kursin e policisë për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, nga ku u tërhoq vullnetarisht.

Policia e Tiranës për këtë vrasje ndaloi 39 vjeçarin Blendi Teta për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

39 vjeçari Teta është parë në kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit kur ka ndodhur ngjarja, por kur është pyetur nga uniformat blu ka mohuar këtë fakt.

Ndërkaq Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e vrasjes së 26-vjeçarit Santiago Malko duke shpallur në kërkim 8 persona.

Sipas policisë personat e përfshirë në këtë vrasje janë Leonard Duka, Orion Loga, Dritan Agai, Erlis Duka, Ilir Selmani, A. M., Xh. N., (të shtatë banues në Tiranë) dhe Fatmir Hyseni, banues në Vlorë.

Të gjithë këta persona janë shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal “Arrest me burg” në mungesë, ndaj këtyre shtetasve./realstory.al




Skip to toolbar