Pas kërcënimit, Lita nuk guxon t’i përmendë emrin Rudinës

AKTUALITET


Situata brenda grupit opozitar në parlament vazhdon të jetë konfliktuale, pasi Korab Lita pretendon të jetë ai kryetar u grupit Demokrat, ndërkohë që zyrtarisht kuvendi njeh si kryetare Rudina Hajdarin. Në seancën e javës së kaluar Hajdari denoncoi në kuvend se është kërcënuar me jetë brenda zyrës së saj dhe megjithëse nuk përmendi emra, kolegë të saj thanë se është kërcënuar nga Korab Lita. Ky i fundit e mohoi këtë gjë për mediat duke thënë se “në nerva e sipër mund të ketë thënë disa gjëra”, por gjithësesi shtoi se janë kolegë. Në seancën e së hënës (sot) Korab Lita e ngriti sërish si shqetësim zgjidhjen e situatës brenda grupit demokrat duke hequr nga lista e diskutantëve një deputete që nuk është pjesë e këtij grupi sipas tij, ndërsa i kërkoi kryetarit të seancës që përgjigjet shkresës së tij për të zgjidhur njëherë e mirë situatën brenda këtij grupi.

“Grupi ka vendosur që ka vetëm nëntë anëtarë, po ashtu u kërkoj të reagoni ndaj shkresës që kam dërguar për ta mbyllur njëherë e mirë këtë situatë, pasi po na pengon punën”, tha Lita.

Ruçi u shpreh se debatet brenda grupit demokrat nuk janë kompetencë as e tij dhe as e seancës. “Ju lutem edhe njëherë, ju kam sqaruar seancën e kaluar dhe se nuk është kompetencën as e kryetarit të Kuvendit dhe as e seancës të merret me grupet parlamentare, duhet t’i zgjidhni ju brenda për brenda. Mos implikoni parlamentin”, tha Ruçi.



Skip to toolbar