“750 mijë euro”, italiani i Camorras vrau ortakun e klanit Ridosso

AKTUALITET


Ferdinando Muollo është italiani i Camorra, të cilit policia i ka sekuestruar rreth 750 mijë euro pasuri, pasi dyshohet se ato janë krijuar nga të ardhurat kriminale. Muollo, me profesion dentist rezulton se është dënuar në Itali për porositjen e vrasjes së ortakut të tij nga klani Ridosso, një nga klanet e fuqishme të mafias, pas një mosmarrëveshje me të për investimet që kishte bërë në të zezë në kompaninë e Muollo.

Historia kriminale e tij nis në vitin 2000, por që gjykata italiane ka dhënë vendimin e formës së prerë në janar të vitit 2019. Konkretisht më 6 janar 2019, Gjykata e Apelit në Salerno ka depozituar arsyet për dënimin e 4 personave dhe një lirim për vrasjet e Salvatore Ridosso, Andrea Carotenuto dhe Luigi Muollo (nipi i Ferdinandos) dhe vrasjen në tentativë të Generoso Di Lauro, që u shpëtua mrekullisht nga prita për shkak se armët e armikut u bllokuan.

Përplasja, e cila nisi në vitin 2000 ishte si për hakmarrje, ashtu edhe për të kontrolluar aktivitetet e paligjshme në territor, veçanërisht në video-poker. Skema është zbuluar nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, Pasquale Di Fiore, i cili u dënua me 8 vite burg. Sipas dosjes, dentistin Ferdinando Muollo, kishte porositur vrasjen e Salvatore Pogniello Ridosso, vëllai i Romolo. Ridosso dhe Muollo ishin partnerë biznesi në një kompani. Më pas ata u grindën dhe filloi lufta e Camorra. “Luigi Muollo, nipi i Ferdinando, u vra për t’u hakmarrë ndaj Salvatore Ridosso, vrasje e porositur nga Romolo Ridosso. Vrasjen ia besoi një anëtari të klanit De Sena, duke i premtuar atij një shumë prej 50 deri në 100 mijë euro për vrasjen. Ai u ekzekutua afër shtëpisë së Muollo me dy armë të kalibrit të ndryshëm. Për vrasjen e Salvatore Ridosso, gjithashtu doli përgjegjës edhe Andrea Carotenuto, i cili nga ana e tij u vra në Scafati në tetor 2002, akoma me urdhër të Romoletto, i cili ishte kreu i padiskutueshëm i video pokerit në qytet. Generoso Di Lauro, nga ana tjetër, ishte në shënjestër sepse ai konsiderohej i afërt me armikun Muollo. Por nga deklaratat e Romoletto del se si ndryshkja me Muollo është për shkak të “keqkuptimeve për shumat e mëdha të parave publike në favor të një kompanie që merrej me materiale mjekësore për të cilën ishte përgjegjës Luigi Muollo. Salvatore Ridosso ishte partneri i fshehur, atëherë përjashtuar. Ai kishte kërkuar kthimin e dhjetëra miliona lirave të vjetra nga Muollo. Ridosso kishte deklaruar se do të investonte në kompani 100 milionë lireta, por ai pagoi vetëm 15 milionë, pasi në kompani po hynin dhe ushtarë të rinj. Kështu, Ridosso kërkoi kthimin e parave. Por Muollo u përgjigj se ai duhej të fliste për këtë me nipin e tij Luigi.

Ridosso reagoi ashpër duke thënë se ai do ta godasë dhe Luigi u vra me dy plumba në kokë. Reagimi i vetë Muollos nuk vonoi shumë dhe në maj 2002, Gennaro Ridosso u qëllua për vdekje nga Valentino Mansi (gjykuar veçmas). Pasquale Loreto, një shef i vjetër që ishte penduar për një kohë të gjatë, u tha magjistratëve se ishte Ferdinando Muollo që e thirri për t’i dhënë atij një datë për t’i vendosur kurthin vdekjeprurës Salvatore Ridosso. Pikërisht këto të dhëna çuan në dënimin me 12 vjet burg të Muollos, por që përfundimisht, duke përfituar nga procedurat u dënua me 8 vite burg.



Skip to toolbar