Turqia arreston motrën e kreut të IS

BOTA


Ushtria turke ka arrestuar gjatë këtyre ditëve 287 terroristë të ISIS, të cilët ikën nga burgu Ras al Ayn sirian, ndërkohë që mes tyre deklarohet se është edhe motra e kreut të ISIS, i cili u ekzekutua nga marinsat amerikanë.

Konkretisht, Turqia pretendon se ka kapur motrën më e madhe të liderit të ISIS-it të vrarë nga amerikanët, Abu Bakr al Bagdadi. Gruaja 65-vjeçare, e njohur me emrin Rasmiya Aëad, për autoritetet turke është  “një minierë ari për inteligjencën” për shkak të informacioneve të shumta që ajo ka për ISIS.

Këtë e zbuloi zëvendësministri i Brendshëm, Ismail Catakli. “Ne kemi arrestuar 242 të huaj nga 19 kombësi të ndryshme dhe 45 terroristë turq. ‘Të huajt janë në zonën e sigurt, nën kontrollin tonë në Siri. Vendet e origjinës janë informuar tashmë”, tha Catakli.

Turqia ka akuzuar militantët kurdo-sirianë se kanë liruar rreth 750 terroristë të ISIS-it nga burgu Ras al Ayn gjatë sulmit të fundit turk në verilindje të Sirisë, ndërkohë që vazhdon ofensiva e ushtrisë turke kundër ISIS.



Skip to toolbar