Arrestimi i grabitësve në Krujë, Rama: Dëshmi e forcës goditëse kundër ‘KÇK’

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur Policinë, e cila bëri të mundur arrestimin e grabitëseve të postës në Krujë, që në fakt vepronin si bandë kriminale. Përmes një postimi në Twitter, Rama tha se kjo është dëshmi e forcës goditëse kundër grupeve KÇK dhe se grupe të tilla kriminale nuk do të ketë më fat, pasi po përgatitet një plan masash për goditjen e tyre.  

Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë, që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë, një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK” shkruan Rama në Twitter.

4 të arrestuarit Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), përveç vjedhjes së 110 milionë lekëve në kasafortën e postës Krujë, akuzohen edhe për një sërë veprash të tjera penale.



Skip to toolbar