1 ton kokainë brenda peshkut të ngrirë, kapet shqiptari dhe 6 të tjerë

AKTUALITET


Një shqiptar dhe 6 shtetas holandezë janë dënuar nga drejtësia holandeze me 5 deri në 7 vite burg pasi janë kapur me 1 ton kokainë. Sasia e drogës është gjetur e fshehur në një ngarkesë me peshq të ngrirë në një kontejner që vinte nga Ekuadori.

Gjykata e Roterdamit ka dhënë 5 deri në 7 vite burg për trafikantët, ndërsa mediat holandeze raportojnë se droga do të kapte një vlerë rreth 22 milionë euro nëse do të hidhej në treg.

Arrestimi i këtyre personave që dolën të premten para gjykatës është bërë në fund të korrikut gjatë një aksioni në portin e Roterdamit. Në fund të korrikut, gjashtë nga shtatë të dyshuarit u arrestuan gjatë një aksioni, përfshirë një shqiptar dhe një amerikan.



Skip to toolbar