Assad kërcënon BE: Të ketë frikë nga xhihadistët sirianë

AKTUALITET


Presidenti i Sirisë, Bashar Assad ka dhënë një intervistë për median ruse rt.com ku i ka dërguar një mesazh të qartë Bashkimit Europian duke i thënë se duhet të ketë frikë nga xhihadistët që po mbështet në Siri dhe jo nga refugjatët. Assad ka sulmuar ashpër presidentin e Turqisë, Erdogan duke thënë se ai po sponsorizon terrorizmin. Sipas Assad është hipokrizi për vendet evropiane që të kenë frikë se Ankaraja do të dërgojë refugjatë në Evropë, ndërkohë që lejon vazhdimin e sponsorizimit të terrorizmit në Siri. Udhëheqësi sirian argumentoi se shqetësimi kryesor për Evropën nuk duhet të jenë refugjatët sirianë me të cilët Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënon të lëshojë në Evropë, por “qindra mijëra” xhihadistët që Evropa i ka cilësuar aleatë.

“Si mund të keni frikë nga ata pak miliona, shumica e tyre janë të moderuar dhe kanë pak terroristë brenda tyre; ndërsa mbështesni direkt ata terroristë në dhjetëra mijëra në rastin më të mirë dhe ndoshta në qindra mijëra në Siri dhe nuk keni frikë se ata do të shkojnë të kthehen në vendin tuaj?”, shprehet Assad.


Asad tha se ndërsa mund të ketë disa ekstremistë në mesin e atyre që shpëtuan nga vendi i shkatërruar nga lufta, shumica e refugjatëve nuk paraqesin ndonjë kërcënim akut, në krahasim me xhihadistët ekstremistë që mund të kthehen kundër mbrojtësve të tyre.

“Le të themi se dërgimi i sirianëve dhe refugjatëve të tjerë është i rrezikshëm, por pjesa më e rrezikshme për Evropën është të mbështesë terroristët në Siri, kjo është pjesa më e rrezikshme”, tha Assad.

Ai theksoi se marrëdhënia midis Evropës dhe Turqisë është dashuri dhe urrejtj. Ai vuri në dukje se megjithëse BE e urren liderin turk Erdogan, kombet evropiane nuk mund të dëgjojnë ato që ai ka për të thënë.

“Në fakt, marrëdhënia midis Erdoganit dhe BE-së është në dy mënyra: ata e urrejnë atë por ata e duan atë”, tha Assad.




Skip to toolbar