Cutillo: Kushtetuesja të ngrihet sa më parë, drejtohuni Venecias

Më të fundit


Ambasadori italian, Alberto Cutillo thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më parë, por mbi rregulla të qarta, ndaj ai këshillon që për ngërçin e krijuar palët t’i drejtohen për mendim Komisionit të Venecias.

“Nuk i njoh zhvillimet e fundit për Kushtetuesen. Por unë them se është thelbësore për shumë vende, sigurisht edhe në Shqipëri. Ndaj duhet të jetë në funksion sa më shpejtë dhe të ngrihet në baze të ligjit dhe procedurave. Ka një debat për kompetencat por që duhet të bashkëpunojnë për një zgjidhje që të jetë e mirëpritur. Mendoj se duhet t’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishme të kemi një rrugëtim për çdo dyshim për këtë gjykatë. Mund të bëhet shumë shpejtë. E rëndësishme është që të bjerë poshtë çdo lloj dyshimi. Ky është sugjerim personal”,  ka thënë ndër të tjera Cutillo.

Pas emërimit pasditen e së mërkurës të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në kaos për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur.  



Skip to toolbar