Makinat bëhen copash, vdes shqiptari në Itali

AKTUALITET


Një 26 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e një aksidenti të rëndë, ku siç shihet në foto makinat janë përplasur dhe janë bërë copash. Aksidenti ka ndodhur në autostradë në San Gerardo di Monza.

Mediat italiane raportojnë se dy makina, njëra Lancia Ypsilon ku udhëtonte djali shqiptar dhe tjetra Wolkswagen, që drejtohej nga një 21 vjeçar janë përplasur kokë me kokë.


Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me një autoambulancë për të dhënë ndihmën e shpejtë, por shqiptari megjithëse u transportua për në spital,  nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Ndërsa shoferi tjetër, 21 vjeçar, ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.




Skip to toolbar