Njihuni me Laurentin, 9-vjeçari që po merr diplomën universitare

AKTUALITET


Laurent Simons është vetëm 9 vjeç dhe pret të diplomohet në Universitetin e Eindhovenit për inxhinieri elektronike.

Fëmija  ka një nivel inteligjence (IQ) prej145, dhe mori diplomën e shkollës së mesme për 8 vjet, ndërsa vetëm në 9 muaj ai është gati të përfundojë universitetin.

Laurent është me kombësi belge dhe po thyen rekordin e diplomimit në moshë të vogël, që është mbajtur deri tani nga Michael Kearney, i cili, në vitin 1994, u diplomua në Universitetin e Alabamas në moshën 10 vjeç.

Laurent është gati të diplomohet, por nuk do ta lërë me kaq, ai po përqendron vëmendjen e universitetet më të rëndësishme në botë, siç është Oxford. Për momentin gjeniu i vogël nuk ka vendosur ende se çfarë të bëjë kur të rritet: ai është i pavendosur midis mjekut, në veçanti kirurgut dhe astronautit.

Prindërit e tij, Lydia dhe Alexander Simons, mendonin se gjyshërit e Laurent-it e ekzagjeronin kur thonin se djali është shumë i zgjuar. Për fat të mirë, talentin e tij e vunë re edhe mësuesit. “Vunë re diçka të veçantë te Laurent,” tha Lydia.

Laurent bënte provim pas provimi që mësuesit të kuptonin deri ku shkonte inteligjenca e tij, “Na thanë se ishte si sfungjer,” shtoi Alexander. Laurent vjen nga një familje mjekësh, por sidoqoftë, prindërit s’i japin dot shpjegim aftësisë së djalit për të mësuar gjithçka me shpejtësi. Lydia ama, ka teorinë e saj.

“Kam ngrënë shumë peshk kur isha shtatzënë me Laurent-in,” tha ajo me shaka. TUE ka lejuar Laurent të përfundojë nivelin e studimit më shpejt nga studentët e tjerë,

“Nuk është e pazakontë,” tha Sjoerd Hulshof, drejtor i edukimit në nivelin Bachelor për inxhinieri elektrike në TUE. “Studentë të veçantë, që kanë arsye të forta për përshpejtimin e studimit mund të përfundojnë më herët. Në të njëjtën mënyrë ndihmojmë edhe studentët atletë.”

Hulshof e quajti Laurent “thjesht të jashtëzakonshëm.” “Laurent është studenti më i shpejtë që kemi pasur ndonjëherë,” tha ai. “Jo vetëm që është tejet inteligjent, por edhe i sjellshëm.”

Laurent tha se lënda e tij e preferuar është inxhinieria elektrike dhe “pak mjekësi.” Progresi i tij është vënë re nga universitete në gjithë botën që po i propozojnë një vend studimi për fazën tjetër të jetës së tij akademike. Familja e tij preferon të mos i bëjë publikë emrat e këtyre institucioneve.

“Përthithja e informacionit s’është problem për Laurent,” tha babai i tij. “Mendoj se fokusi do të jetë te puna kërkimore dhe aplikimi i njohurive për të zbuluar gjëra të reja.”

Ngaqë Laurent mund të mësojë më shpejt se të tjerët, prindërit e tij bëjnë çmos që 9-vjeçari të argëtohet.

“Nuk duam të bëhet shumë serioz. Bën çfarë të ket qejf,” tha Alexander. “Duhet të gjejmë balancën mes të qenit fëmijë dhe gjeni.”

Laurent tha se i pëlqen të luajë me qenin dhe me telefoni, si plot fëmijë të tjerë. Në dallim nga 9-vjeçarët e tjerë, ai e ka vendosur çfarë do të bëjë në jetë: të zhvillojë organe artificiale.

Për momentin, Laurent duhet të përfundojë nivelin Bachelor dhe të zgjedhë shtëpinë e ardhshme akademike në këtë rrugëtim të pashoq. Tani për tani po planifikon të shkojë me pushime në Japoni, thjesht sepse e meriton.



Skip to toolbar