Në prag të sfidës Shqipëri-Franë kanë dalë edhe formacionet e mundshme të dy kombëtareve për këtë ndeshje, që do të luhet në “Air Albania Stadium”
Me largimin e Florian Kamberit për shkak të mungesës së dokumentacionit nga ana e FIFA-s (Zvicra ka vonuar procedurën për të dhënë “ok”) dhe duke marrë parasysh faktin se në ndeshjen ndaj Andorrës ka pasur pak rrotacion nga trajneri Edoardo Reja, përballë Francës pritet të zbresin në fushë lojtarë të tjerë.
Në sulm, asnjë balotazh, pasi konfirmohet dyshja Balaj-Manaj, teksa surpriza e madhe është Roshi në stol, duke qenë se lojtari luajti titullar ndaj Andorrës dhe do të jetë gati për pjesën e dytë. Balotazhi i vetëm është mes Lenjanit dhe Trashit në krah të majtë, pasi në të djathtë pritet Hysaj.
Ndërkohë, në mesfushë Memushaj-Gjasula-Bare formojnë treshen në skemën 3-5-2 që kthehet në 5-3-2 në rastet kur sulmon kundërshtari. Në mbrojtje, Veseli, Dermaku dhe Gjimshiti, ndërsa në portë Strakosha.
Didier Deschamps, trajneri i Francës, ka vendosur që në sfidën që do të luajë sot në mbrëmje në “Air Albania Stadium”, përballë Shqipërisë, sfidë e cila mbyll kualifikueset e Europianit 2020 , të përdorë një formacion pak eskperimental.
Kështu, sipas asaj që është raportuar edhe në konferencën për shtyp, por edhe provat në stërvitjen e fundit, kampionët e botës priten të zbresin në fushë me skemën 3-4-3.
