Elisa, Skënderbeu dhe Sulltani

#NËRADAR


Dikur e thërriste Skënderbe! Sot Spiropali e quan Sulltan! Dhe sulltani duhet të ikë. Dhe të vijë Mamica. Por pyetja është: sa socialiste është Spiropali? Dhe a është më shumë se Rama?

Elisa Spiropali e ka filluar si një mjaftiste, krah rebelit tjetër Erion Veliajt. Të dy protestonin krahas Sali Berishës kundër qeverisë së Fatos Nanos. Ose, më saktë, kundër Xhoanës. Edhe atëherë Elisa bërtiste: Nano ik. Sot sërish kundër një kryeministri socialist:

Në fakt, Rama e hapi partinë pikërisht që të vinte Spiropali dhe Veliaj. Sot, pas më shumë se 22 vjetësh, Elisa kundërshton prurjet e mëvonshme të sulltanit:

Ajo që harron Elisa Spiropali është se pikërisht prurjet e reja si ajo dhe si Veliaj nuk i sollën asgjë të re PS-së, përveçse sherre të reja. Njëri prej tyre pikërisht sherri i egër për të marrë kreun e forumit rinor, në vitin 2012. Veliaj mbështeti kandidaten tjetër, Maria Myridinas, çfarë çoi në një rezultat të ngushtë.

Veliaj u hakmor një vit më vonë, kur vetë u përzgjodh kandidat për deputet të PS-së, kurse la jashtë Spiropalin bashkë me gjithë FRESSH-in.

Por Rama, që atëherë ishte Skënderbe, e vuri atë në krye të një prej drejtorive më të lakmuara, Doganat.

Një aventurë që zgjati 2 vite dhe mbahet mend për një akuzë që rikthehet sa herë për Spiropalin.

Doktori duket se paska pasur të drejtë. Sot është SPAK-u që po heton 5 milionë eurot e saj, që janë shndërruar në investime të bashkëshortit të saj. Që rastësisht është edhe ai nga Fieri, aty ku gjendet sot me banim të përkohshëm edhe Erion Veliaj.

Por Elisa karrierën politike nuk e bëri në Fier. Sfidat e saj mbeten në qarkun e Tiranës. Por ajo kudo ku shkonte, humbte. Si në Kamëz në 2021, apo në Kavajë në 2025.

Por Skënderbeu i djeshëm dhe sulltani i sotëm e fuste gjithmonë në listë të mbyllur, për të marrë mandatin gati, pa votë personale, por me votë partie.

I vetmi rast kur Spiropali drejtoi një sfidë elektorale fituese ishte në Shkodër për lokale. Edhe aty ama, fati e lidhi fitoren me një ish-demokrat, Benet Becin.

Berisha ia njohu suksesin, por e akuzoi se e kishte të përbashkët me banditë. Emri i Spiropalit u lidh nga opozita për bashkëpunim me bandat kriminale më të rrezikshme të veriut, Bajrat dhe Pëllumb Gjokën.

E megjithatë, Skënderbeu e mbajti afër Mamicën. Për ta bërë mbretëreshë, kur Erion Veliaj ra nga pushteti. Erioni ra në burg, Elisa s’folli asnjë fjalë. Përkundrazi, u bë ministre e Jashtme.

Por oreksi vjen duke ngrënë. Një ditë Elisa hyri në botën e çudirave. Kur partia e saj ishte në momentin më të vështirë të saj në Kuvend, Spiropali u shfaq me një fustan elegant të zi, në një ballo me maska në Vjenë. Por festa e saj zgjati vetëm dy ditë. Me t’u kthyer në Tiranë, ajo u shkarkua nga qeveria, së bashku me disa ministra të tjerë. Dhe këtu festa u kthye në mort, dhe Elisa nisi revolucionin.

Konferenca e sotme e Spiropalit ishte sërish konfuze. Njëherë e kishte fajin Balluku, pastaj Edi Rama. Ajo jo. Ajo është emblema e antikorrupsionit, jo e 5-milionëshit, është simboli i demokracisë dhe jo i luftës së pandershme për pushtet brenda një partie, që e luftoi që ditën e parë, dhe mesa duket edhe sot, në ditën e fundit.

Pyetja është: a është Elisa Spiropali prova e fundit e dështimit të mjaftistëve për t’u futur dhe rrëmbyer Partinë Socialiste? A tentuan ata ta përdornin Ramën, apo i përdori Rama ata? Fakt është që sot për Elisa Spiropalin, Sali Berisha është e vetmja rrugë. Me një kusht: që doktori ta marrë seriozisht.



Skip to toolbar