Sonte në orën 20:45 kombëtarja shqiptare e futbollit do të inaugurojë stadiumin e ri përballë kampionëve të botës, sfidë që mbyll edhe ndeshjet në grupin ‘H’ të eliminatoreve. Rreth një orë para se lojtarët të hyjnë në fushë, të dy teknikët kanë bërë publike formacionet zyrtare. Nuk mungojnë surprizat dhe bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e mesfushorit Kristi Qose, ndërsa është ulur në stol Ledjan Memushaj. Për sa i përket “gjelave”, trajneri Deshamp, nuk ka preferuar nga minuta e parë yllin e PSG-së, Mbape, ndërkohë në formacion janë emra të tjerë të mëdhenj Si Varan, Grizman, Zhiru
SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj. Trajner: Edi Reja.
FRANCA: Mandanda, Kimpembe, Varan, Lengle, Grizman, Zhiru, Toliso, Sisoko, Ben Jeder, Dubo, Mendi. Trajner: Didie Deshamp.
Gjyqtarë: Slavko Vinçiç, Tomaz Klançnik, Andraz Kovaçiç, Nejc Kajtazoviç (i katërt)