Në kërkim nga drejtësia italiane, ekstradohen 3 shqiptarë

AKTUALITET


Tre shtetas shqiptarë janë ekstraduar në drejtim të Italisë pasi ishin në kërkim nga drejtësia e shtetit fqinj për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht 50 vjeçari  S. T., alias V. D., lindur në Elbasan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane, kanë lëshuar urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.

Shtetasi tjetër  K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Milanos, e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me armë”.

Ndërsa  R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Brescias ka lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë.

Interpol TiranaEkstradohen drejt Italisë tre shtetas shqiptar, të kërkuar nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi drejt Italisë i shtetasve:• S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal italian. • K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.• R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”, parashikuar nga Kodi Penal italian.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 19. November 2019


Skip to toolbar