“Jemi shokët e djalit”, hajdutët futen në banesë dhe vjedhin paratë

AKTUALITET


Një grabitje ka ndodhur në një banesë në Fushë-Milot gjatë mbrëmjes së të martës. Hajdutët kanë trokitur në derën e shtëpisë së shtetasit Taf Shabani dhe janë prezantuar si shokët e djalit të tij që jeton në Itali.

Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë. Ajo tregon se dy prej personave janë ngjitur në katin e dytë të banesës ku kanë zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë. Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar.


Sipas zonjës së shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi ka probleme me shikimin. Ata me pas janë larguar dhe është lajmëruar i zoti shtëpisë dhe policia e Kurbinit. Sipas Taf Shabanit vlera e lekëve është shumë e madhe dhe kanë qenë të fshehura në kasafortë.




Skip to toolbar