Rreth 284 emigrantë në Detin Mesdhe janë ndaluar nga rojet bregdetare të Libisë. Sipas mediave vendase emigrantët e ndaluar në katër operacione të ndara, në ujëra afër qyteteve bregdetare të Zawya, Garabulli dhe Abu-Kemmash dhe Tripoli.
Autoriteteve libiane, bëjnë me dije se emigrantët e ndaluar u janë dorëzuar autoriteteve në Tripoli dhe janë dërguar në qendra të ndalimit. Libia është pikë kyçe e rrugës së emigrantëve që ikin nga luftërat dhe varfëria dhe që tentojnë të arrijnë në Evropë. Në vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka bashkëpunuar rojet bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera lokale për të parandaluar kalimet e rrezikshme në det të emigrantëve.