Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në emisionin “Real Story” në News 24 se efektivët e OFL “Operacioni Forca e Ligjit” edhe pse janë pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit, do të jenë një strukturë jo vetëm inteligjente në mbledhjen e informacioneve, por edhe force përmes operacioneve që ato do të ndërmarrin në terren kundër “të fortëve”. Për Lleshajn, kjo strukturë është në një nivel sigurie edhe më e lartë se RENEA. Gjithashtu Lleshaj tha se “OFL” do të kenë një trajtim të mirë financiar.
“OFL do të jetë një forcë inteligjente në mbledhjen e informacionit por edhe pjesë e forcës përmes operacioneve të saj. Efektivët e OFL janë në të njëjtin nivel sigurie si efektivet e RENEA-s dhe ndoshta edhe më shumë. Ato do të kenë një trajtim financiar të mirë, por jo shumë të lartë pasi janë pjesë e Policisë së Shtetit” tha Lleshaj