Tërmeti 6.3 ballë tund Shqipërinë. Raportohet për njerëz të lënduar, në Durrës dëme materiale

AKTUALITET


Rreth orës 03:55 minuta të mëngjesit të së martës, një tërmet me magnitudë 6.3 ballë u ndje në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera të vendit.

Tërmeti ishte dhe më i fuqishëm nga ai i 21 shtatorit të këtij viti, pasi në qytetin e Durrësi raportohet paraprakisht se tërmeti ka rrëzuar disa pallate dhe ndërtesa.


Burime zyrtare bëjnë të ditur se në spitalin e Durrësit janë paraqitur disa persona të lënduar. Ndërkohë që raportohet se një godinë e kavalishencës dhe disa pallate në bregdet janë rrëzuar.

Ndërkohë, valët sizmike kanë vijuar edhe pas tërmetit të fuqishëm, me disa lëkundje të tjera me intensitet më të ulët. Qytetarët e Tiranës kanë lënë shtëpitë pas lëkundjeve të forta të tërmetit.




Skip to toolbar