Shuhet familja në Durrës, pas vajzës dhe babait, nënë e bir nxirren të pajetë nga rrënojat

AKTUALITET


Familja Reçi shuhet pas tërmetit të 26 nëntorit në rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës. Ministria e Mbrojtjes njofton se janë nxjerrë dy trupa të tjerë të pajetë nga rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës. Sipas ministrisë, trupat i përkasin nënë e bir, Dolora Reçi dhe Klaus Reçi. Dje u nxorën trupat e pajetë të vajzës dhe babait, Kristina dhe Eduard Reçit. .

Në këtë pallat humbi jetën edhe Diena Meçaj 30 vjeç dhe vajza e saj e vogël 8-vjeçare. Ndërkohë vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e pajetë të 30-vjeçare, Roza Meçaj.

Pallati 6-katësh në Durrës u shemb pas tërmetit të 26 nëntorit me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter. Kjo bën që numri i viktimave të shkojë në 30 persona në rrugë zyrtare.



Skip to toolbar