Burg për 12 xhihadistë/ Gjykata e Posaçme jep dënimet për pjesëmarrje në organizatë terroriste

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë për “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj” 12 të pandehur.

Ata u gjykuan në mungesë dhe janë mbrojtur me avokatë kryesisht. Sipas informacioneve, dënimet e dhëna për to nga gjyqtarja Irena Gjoka me kërkesë të prokurores Elida Kaçkini variojnë nga 7 deri në 10 vite burg.

Të pandehurit u deklaruan fajtorë se kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë duke iu bashkëngjitur thirrjeve të ISIS, ndërkohë që të pyetur si dëshmitarë në këtë proces familjaret e tyre kanë deklaruar se ata janë vrarë në dyluftimet e armatosura.



Skip to toolbar