Rama paralajmëron mediat: Stop lajmeve të rreme, ose ju mbyll

AKTUALITET


Kryeministri Rama ka postuar një mesazh të fortë në twitter përmes të cilit i bën thirrje të gjitha mediave që të mos transmetojnë ose publikojnë deklarata të rreme që përhapin panik. Kryeministri shkruan se bazuar në kuadrin ligjor të gjendjes së Jashtëzakonshme, ai ka të drejtë që t’i mbyllë forcërisht të gjitha portalet që abuzojnë me të vërtetën dhe përhapin panik mënyrë të qëllimshme.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se në kushtet dhe kuadrin ligjor të Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj fazë dramatike, nëse vazhdojnë me lajme të rreme që hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, shkruan kryeministri.

Deklarata e Ramë si referohet publikimit të deklaratave të sizmiologëve të ndryshëm, kryesisht të huaj që përhapin panik përsa i përket parashikimeve dhe situatës së tërmeteve.



Skip to toolbar