Mbyllet zyrtarisht operacioni i kërkimit në Thumanë. Pritet të nisë shembja e pallateve

AKTUALITET


Ministria e Mbrojtjes njofton se ka përfunduar operacioni i kërkim shpëtimit në Thumanë ku u nxorën trupat e pajetë të 22 personave, ndërkohë që vijojnë kërkimet në tre pika në Durrës.

“Zyrtarisht përfundon operacioni i kërkim- shpëtimit në Thumanë ku u gjeten trupat e pajetë të 22 personave. Aktualisht në Durrës, kërkohet në 3 hotspote nga ekipet shqiptare, kosovare, greke, italiane, rumune, franceze, izraelite, turke dhe serbe”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë në Thumanë kanë mbërritur forcat e IKMT-së të cilat do të ndërhyjnë për të shembur pallatet që nuk janë shembur që më pas të nisë rindërtimi i banesave nga fillimi, siç ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama.

Sipas informacioneve të gazetarëve që ndodhen në terren, aktualisht janë rreth 15 persona që vijojnë të jenë nën rrënoja në vende të ndryshme në Durrës për të cilët vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.



Skip to toolbar