Dy lëkundje brenda pak minutave me epiqendër në detin Adriatik kanë rënë mesditën e së enjtes (sot).
Tërmeti parë ka rënë në orën 11:25 dhe tjetri në orën 11:52. Sipas faqes që regjistron lëkundjet e tërmeteve EMSC, mësohet se magnituda e tërmetit të parë, ka qenë 4.6 me thellësi 10 km.
Ndërsa magnituda e tërmetit të dytë ishte 5.1, me thellësi 10 km. Edhe ministria e Mbrojtjes konfirmon se tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter me epiqendër detin Adriatik pranë Kepit të Rodonit.